Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Te Dinamo kërkojnë t’i japin fund “sorollatjes”me stadiumet, Luan Pinari zbulon KËRKESËN e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Te Dinamo kërkojnë t’i japin fund
Luan Pinari

Dinamo është një nga ekipet simpatike dhe prentendente për të fituar trofe në këtë sezon. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja është pa një “shtëpi” të sigurtë.

“Elbasan Arena” ka qenë “streha” e dinamovitëve në shumë ndeshje, ndërsa në 2 sfidat e fundit kanë luajtur si pritëse në “Selman Stërmasi”. Por fusha e këtij stadiumi nuk është në lartësinë e duhur dhe për këtë dinamovitët kanë kërkuar që të zhvillojnë ndeshjet në Tiranë në “Air Albania”.

Luan Pinari, i cili është njëkohërisht edhe drejtori sportiv i Dinamos ka zbuluar në “Rubrikën Sportive” se kanë kërkuar që të gjitha ndeshjet t’i zhvillojnë në “Air Albania”.

“Po kërkoni të luani të gjitha ndeshjet në Air Albania”? Patjetër! Me shumë mundësi, kur ne kërkojmë të zhvillojmë ndeshjet në “Air Albania”, e kemi fjalën për të gjitha ndeshjet. Ne kërkojmë që të zhvillojm çdo ndeshje në Tiranë. Edhe pse e kemi atë problematikën (i referohet fushës) me “Selman Stërmasin”, por kemi rezistuar, kemi zhvilluar këtë 3 ndeshjet e fundit. Edhe pse fusha na penalizon pak, por gjithsesi jemi rikthyer dhe 2 ndeshjet e fundit kemi marrë rezultat. E mira do të ishte t’i luanim në “Air Albania”, sepse është një fushë shumë e mirë dhe na përshtatet shumë mir, ekipi shprehet jashtëzakonisht mirë. Por gjithsesi, një ekip i mirë di të fitojë edhe në fusha të tilla”, ka përfunduar drejtori sportiv i “Bluve”.

Poll

Lexo gjithashtu