Napoli ka triumfuar në shtëpi përballë Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22 të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Maradona”, përfundoi 2-1 në favor të miqve.
Në fakt ishte “Zonja e Vjetër” e cila kaloi si fillim në avantazh. Kolo Muani gjeti rrugën e rrjetës në debutimin e tij si bardhezi, në minutën e 43 të sfidës, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Juves.
Megjithatë, Napoli përmbysi gjithçka me Anguissa dhe Romelu Lukaki, i cili nuk gaboi nga penalltia, duke i shkaktuar Juventusit, humbjen e parë në kampionat.
Me këtë fitore, Napoli mbetet në vendin e parë me 53 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, me 37 pikë pas 22 javësh kampionat, Juventus mban vendin e 5-të në tabelën e renditjes.
Golat e ndeshjes: