Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vetëm fitorja na kënaq, asnjë rezultat tjetër”, Oltijon Kërnaja “injoron” Tiranën në prag derbi: Vëmendja jonë është te Bylis!

Shkruar nga NEWSPORT
“Vetëm fitorja na kënaq, asnjë rezultat tjetër”,
Oltijon Kërnaja

Partizani dhe Bylis do të përballen nesër në kuadër të javës së 14-t të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 16:30. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja.

Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Bylis?

Nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, luajmë kundër Bylis në fushën tonë. Ekipi është shumë mirë si fizikisht edhe emocionalisht. Vijmë mbas disa rezultateve të themi të mira, ndoshta meritonim edhe më shumë nga ç’ka dhënë verdikti fushës. Ekipi duket mirë, t’ia lëmë fushës pjesën tjetër.

Si e vlerësoni Bylisin si kundërshtar?

E kemi thënë disa herë, ekipet nuk kanë ndonjë ndryshim të madh në kampionatin shqiptar janë aty aty. Këtë e tregoj edhe në ndeshjet e fundjavës së kaluar ku Bylis barazoj me Dinamon një ekip pretendent dhe nuk ka diferenca, ndaj e vlerësojmë maksimalisht Bylisin. Eshtë një ekip me lojtarë shumë cilësorë, një grup të ruajtur nga viti kaluar dhe në rast se mund të gabosh të ndëshkojnë shumë keq.

Në fazën e parë jeni mundur 3 – 1 me Bylis?

Eshtë e vërtetë që nuk kemi patur një ndeshje të mirë në Ballsh sidomos pas minutës së 40. Në 40 minutat e para kemi qenë ne superiorë duke kaluar edhe në avantazh 1 – 0. Në fundin e pjesës së parë kemi çaluar në disa aspekte dhe sigurisht e kemi analizuar në shumë detaje ndeshjen e kaluar, por edhe ndeshjet e tjera të Bylis.

Në prag është edhe derbi i kryeqytetit me Tiranën. Ndeshja e nesërme është një provë?

Jo, vëmendja jonë e gjithë ekipit, lojtarëve, stafit e gjithë tifozëve është te Bylis. Kemi ndeshjen e radhës, një ndeshje që do vlejë shumë për ne. Eshtë një ndeshje të cilën ne na duhet ta fitojmë me patjetër në shtëpinë tonë. Të ngjitemi në renditje, të afrohemi avash avash aty ku i takon Partizanit. Gjej rastin t'i ftoj të gjithë tifozët, t'i falenderoj për mbështetjen që kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Ne do japim maksimumin nesër, dhe gjithë vëmendja është vetëm për ndeshjen nesër.

Kalendari i ngjeshur?

Nga ana fizike duke qenë se ne kemi patur shumë dëmtime normale mund të kemi lodhje të ndonjë lojtari. Nga ana tjetër duke parë që ndeshjet janë shumë afër do mundohemi ti marrim maksimumin e mundshëm dhe analiza të kaloj në një stad tjetër. Sigurisht që do ishte mirë të kishim ndonjë afrim nga dëmtimet, por pak e vështirë.

Çfarë do t’ju kënaqte nesër ndaj Bylis?

Vetëm fitorja na kënaq, asnjë rezultat tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu