Aleksandar Veselinovic ka filluar punën me Partizanin nga dita e hënë. Trajner serb po punon aktualisht me grupin e lojtarëve, për sfidën e radhës të Superiores.
Kujtojmë se ndeshja me Teutën merr jetë ditën e shtunë, ora 20:00 në “Niko Dovana”. Të kuqtë gëzojnë dhe rikthimin e Mintongos, që u dëmtua rreth 2 javë më parë në miqësoren me Apoloninë.
Kështu me durrsakët mesfusha ka një alternativë më shumë për të kuqtë. I gjithë fokusi është te debutimi i Veselinovic me Partizanin.
Poll