Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U mposhtën nga Tirana, Ilir Daja gjen “fajtorin”: U shpërqendruam nga motivi për Kupë dhe “Final 4”

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Tirana, Ilir Daja gjen “fajtorin”: U
Ilir Daja

Dinamo është mposhtur nga Tirana në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit të Superiores. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi 0-2 në favor të bardhebluve, të cilët siguruan “play-out”. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Sigurisht që brenda tetë ditëve ne kishim 3 ndeshje, se 2 i bëmë. Në gjysmëfinale me Vllazninë ku ashtu si shkoi loja, ekipi deri në fund i ngarkuar. Ishim të detyruar për rotacion, dhe nga lojtarët e formacionit kishte rënie, Meksi, pati ndërrim të detyruar Hoxha dhe Dita. Ishim të detyruar për këtë rotacion, pa prishur ekuilibër. Në fund, motivi për Kupë dhe Final Four, ka shpërqëndruar pak vëmendjen nga kampionati.

Do të thoja që rotacioni me 3-4 lojtarë, Vila është lojtar formacioni në periudhat e fundit. Katërshja e mbrojtjes ishte e njëjta, rotacioni në linjën e sulmit se për Kupë ishim të konsumuar. Intereferonin të dyja ndeshjet, këtë herë kishim mendjen te kampionati dhe finalja e Kupës. Ishte rotacion i detyruar nga ana jonë, që të kishim 50% të ekipit në gjendje më të mirë kundër një ekipi të fortë si Egnatia në finale.

Dita ishte për shkak të mungesës prej disa kohësh të minutazhit, ishte për shkak të lodhjes. Hoxha kishte kontraktim. Dita pozicionin e vet e ka para mbrojtjes, por në këto ndeshje që kanë mbetur, secili do japë kontributin kudo të ketë nevojë ekipi. Dhe për aq minuta që duhen për të përballuar”, u shpreh Daja.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga