
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric nuk ka çfarë të kërkojë më nga ekipi i tij pas fitores gjigande në Korçë. Juglindja e ftohtë rezultoi një zjarr më vete për veriorët që fituan ndaj juglindorëve 0-4. Tekniku është i kënaqur shumë nga paraqitja e kuqebluve sot.
“3 pikë shumë të rëndësishme sot. Në fund duket çdo gjë e lehtë kur ke rezultatin. Fusha nuk ishte në kondicionin e duhur. Kushtet nuk ishin aq të mira. Strategjia jonë funksionoi në fund. Jemi mjaft të gëzuar për këtë fitore.
Pikërisht. Na duhet gjithmonë të rregulojmë diçka që duhet. Duhet të gjejmë lojtarët e duhur. Këtë javë patëm 3 ndeshje mjaft shpejtë. Pata frikë se mos kishim ndonjë zëvendësim përsëri, prandaj ndërrova Malën dhe Deliun. Kemi Pusin, por këtë sezon nuk kemi luajtur shpesh me 3 në mbrojtje. Kësaj here luajtëm në pjesën e dytë me 3 mbrojtës.
Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, javë pas jave. Të kemi sa më shumë balanca, na duhen sa më shumë lojtarë deri në fund. Pamë vjet në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit se çfarë mund të ndodh kur nuk kemi grupin e plotë. Duhet të jemi sa më të përgatitur për këtë”, u shpreh Brdaric.