Partizani nuk ia doli të merrte pikë në Vorë, ku u mposhtën nga vendasit me shifrat 1-0. Kjo për të kuqtë është humbja e 3-të rresht në kampionat, gjë e cila vështirëson akoma më shumë pozicionin e tyre në klasifikim.
Pas sfidës ka folur Oltijon Kërnaja, i cili ishte mjaft i zhgënjyer për këtë rezultat, ndërsa theksoi se:
Sot i tentuam te gjitha kishim shumë raste shpërdoruam shumë raste pafund aty para porte kishim situata 3 kundër 1, 3 kundër 2, rasti i penalltisë janë gjëra që ndodhin në futboll.
"Nuk besoj se është çështje emrash por çështje vendosje, besoj se në pjesën e parë nuk ishim të barabartë Vora nuk goditi njëherë mbase kishin vetëm 1 rast. Ne kishim 2-3 kujtojmë rastin e Mehmetit apo penalltinë ishte më flagranti. Zëvendësimet e tentuam me Diegon dhe Skukën bashkë me Isgandarli dhe Bintsoukan në 4-2-4 për të gjetur golin. Kishim rastin tonë por, rasti pastër iku, por kështu është futbolli.
Sa larg mund të iki ekipi me objektivat që i ka vënë vetes? Nëse ke shumë interes për këtë pyetje pyesni më lartë. Partizani ka marrë goxha pikë me mua nën drejtimin tim. Partizani ka shumë objektiv, ne humbëm me Dinamon episodi i minutës së 85-të, episodet kanë vendosur jemi në 8 ekipet më të mira në kampionat, shpresojmë që të jemi më të mirët.
Ndoshta e lexojmë dhe e interpretojmë lojën në mënyra të ndryshme nga unë këtu dhe ti në studio, por Partizani sot ka luajtur më mirë se Vora, padyshim është ekip solid nuk është ekip i vogël. Mos të harrojmë prandaj futbolli është i bukur, andej në studio mbase duket i lehtë por në fushë ëshët shumë i vështirë. Rast më të pastër se penalltia nuk ka", ka përfunduar timonieri i kryeqytetasve.
