Zhvillimi i derbit të kryeytetit mes Tiranës dhe Dinamos në Vlorë është shndërruar në një temë diskutimi në vendin tonë. Mbi 150 kilomentra larg kryeqytet mbështetja e tifozëve mungoi në Vlorë ndaj ekipeve.
Për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare nuk u bë e mundur që Tirana të luante në “Air Albania”, ndërsa drejtuesit e bardhebluve nuk e menduar në asnjë moment si alternativë as stadiumin e Partizanit “Arenën e Demave”. Të paktën kështu deklaroi Agim Ibraimi në “Rubrikën Sportive”.
Por edhe gjendja e rënduar e “Selman Stërmasit”, ku prej thuajse 1 viti nuk zhvillohet asnjë ndeshje ka ngritur një tjetër paqartësi. Në lidhje me pronësinë e këtij stadiumi ka folur gazetari i njohur sportiv, Gjergji Stefa.
Ky i fundit ka theksuar se stadiumi i “Selman Stërmasit” është në pronësi të Bashkisë Tiranë, me Tiranën që e “braktisi” para disa muajsh. Për këtë arsye Bashkia ka vendosur ta përdorë për evente muzikore, me klubin e Tiranës që tashmë “dallgdiset” nëpër stadiume të tjera për të luajtur ndeshjet në shtëpi.
“Pse nuk luan Tirana te stadiumi i Partizanit, kur Partizani ka luajtur në stadiumin e Tiranës? Partizani nuk ka luajtur te stadiumi i Tiranës, por te stadiumi që zotëron Bashkia. Ekziston edhe një stadium tjetër që nuk është në gjendje të presë ndeshje.
Ne në fakt duhet të pyesim pronarët se pse kanë kyçur derën e këtij stadiumi, i cili prej një viti nuk luhet asnjë sfidë dhe quhet ish-stadiumi i Dinamos që sot është “Selman Stërmasi”.
Në vend të ndeshjeve të futbollit, dreqi e mori se fushë futbolli është zhvillohen koncerte. Pyetja ime është kështu: Kush është pronari i stadiumit të Dinamos?
Pronari me letra është Bashkia e Tiranës dhe ç’ka bërë Bashkia e Tiranës e ka mbyllur derën e stadiumit. Klubi i Tiranës është privat dhe po të dojë do të shkojë të luajë në hënë. Bashkia e Tiranës ka për detyrim që stadiumin ta përdori për evenimente sportive dhe jo për evente muzikore.
Bashkia e Tiranës është pronare 100% me hipotekë e stadiumit. Bashkia ka në pronësi stadiumin “Selman Stërmasi” dhe ia dha në 2014 për shumë vite me qera me 0 lekë Tiranës, që jo vetëm të luajë aty, por edhe ta përdorë për të nxjerrë sërish me qera për koncerte dhe evente të ndryshme.
Kur luanin Partizani, Dinamo dhe kur bëheshin koncerte deri para 8 muajsh të ardhurat i merrte klubi i Tiranës.
Dhe çfarë ndodhi? Klubi i Tiranës në një moment nuk kishte më para për të investuar më tek shtëpia që kishte marrë me qera dhe zhvilloi ndeshjet në stadium të tjera. Më pas pronari i vërtetë që është Bashkia e Tiranës e mori, pasi Tirana nuk do e përdorte më këtë shtëpi dhe tashmë do ta përdor për koncerte”, ka deklaruar Stefa.