Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana përforcon mesfushën, transferon lojtarin që i eliminoi nga Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana përforcon mesfushën, transferon lojtarin që i eliminoi nga
Eliton Junior

Eliton Junior shumë shpejt do të bëhet futbollisti më i ri i Tiranës. Kjo pasi palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin në kryeqytet.

Braziliani luan si mesfushor dhe do të shtonte alternativat dhe konkurencën në këtë repart. Ndërkohë 27-vjeçari sezonin e mbylli te skuadra e Amazonas në Brazil, ndërsa në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me ekipe si Loko Plovdiv, Varbergs Bols, KuPS, Red Bull në Brazil dhe Torpedo Kutaisi. Pikërisht me këto të fundit, eliminoi vjet Tiranën nga Conference League.

Junior tashmë pritet të nisë aventurën e re në Shqipëri, ku do të mbajë veshur fanellën e Tiranës. Vlen të theksohet se aktualisht Tirana ndodhet në Greqi, ku po zhvillon edhe fazën përgatitore dhe mebtet të shihet nëse futbollisti do t’iu bashkohet në shtetin grek apo kur skuadra të kthehet në Tiranë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga