
Para pak minutash është hedhur shorti për sezonin e ri të Superiores. Që në javën e parë do të ketë emocione të forta, teksa ekipet pretendente për titull do të përplasen mes tyre.
Por jo vetëm kaq, pasi është zbuluar edhe stadiumi ku ekipet kryeqytetase do të zhvillojnë ndeshjet e tyre. Kështu si Tirana ashtu edhe Partizani ndeshjet më të rëndësishme të tyre të këtij sezoni do t’i zhvillojnë në të njëjtin stadium.
“Air Albania’’ do të presë dy ekipet kryeqytetase në sfidat më vendimtare të sezonit. Në këtë mënyrë, bardheblutë dhe “demat” do të ndajnë mes tyre të njëjtin stadium. Kujtojmë se nga shorti u zbulua se derbi i kryeqytetit do të jetë në javën e 6-të të Superiores, ku Partizani do të presë Tiranën në “Air Albania”. Ndërkohë në javën e parë të kuqtë do të presin Vllazninë, ndërsa bardheblutë do të udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Laçin.