
Tirana do të luajë ndaj Laçit ditën e enjte, përballje kjo e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit. Një duel shumë i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët kurbinasit i presin në “Niko Dovana” në orën 16:30.
Kryeqytetasit nuk po kalojnë një moment aspak të mirë në kampionat, teksa ndodhen me pikë të njëjta me Skënderbeun dhe mbajnë vendet e fundit në klasifikim. Sfida në Durrës do të jetë shumë vendimtare për bardheblutë, të cilët shpresojnë të kenë edhe mbështetjen e tifozëve.
“Tirona Fanatics” do të udhëtojë për të mbështetur ekipin, ndërsa kanë zbuluar edhe axhendën. Ndër të tjera kanë shkuar se do të udhëtojnë vetëm për Tironën, pasi të tjerët nuk i meritojnë.
“Të enjten udhëtojmë drejt Durrësit…
Shihemi në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ne këtu veç për Tironën, se ju s’na meritoni.
Ne jemi Tirona,
Ne jemi Historia”, shkruhet në postim.