Trajneri Aleksandar Veselinovic ka folur në konferencën për shtyp para takimit të vlefshëm me Teutën ditën e nesërme në “Arena e Demave”. Tekniku serb ka theksuar se skuadra po përballet me mungesa, por duhet të jetë e koncentruar në maksimum e të sillet seriozisht për ballë Teutës. Trajneri i të kuqve vlerëson ecurinë e durrsakëve dhe shprehet se ëshët ambientuar me futbollin shqptar pasi kanë kaluar 2 muaj në Tiranë.
“Në e ndeshjet e fundit kemi luajtur në transfertë. Në çdo ndeshje kemi patur maksimalisht 5 mungesa. Tani u bënë 2 muaj që drejtoj këtu dhe i konsideroj të gjithë si pjesë të mundshme të formacionit.
Kemi probleme me dëmtimet dhe Mehmeti është i pezulluar me kartonë. Për ne derbi i radhës nuk është ai me Tiranën, po ai me Teutën. Ndeshja e nesërme për mua është si të ishte finalja e Championsit.
Ne duhet të qendrojmë seriozë ndeshje pas ndeshje dhe jo të themi që kemi bërë gjë të madhe se fituam me Skënderbeun. Po fituam ndaj tyre, po tani kjo i përket së shkuarës. Është kohë e shkurtër mes ndeshjeve dhe përballë kemi Teutën, një skuadër të re ndaj së cilës duhet koncentrim. Teuta ka marrë pikë përballë Tiranës, Elbasanit dhe Egnatias.
Nëse nuk e respektojmë si ekip do të ishte joserioze nga ana jonë. Kur luajtëm në Durrës për herë të fundit ishte verë, ndërsa tani po vjen dimri. Pra, duket si afër po ka kaluar kohë. Të dy ekipet kanë ndryshuar nga ajo ndeshje e fituar.”, u shpreh trajneri Veselinovic i Partizanit.