Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Takimi kundër Tiranës, super i rëndësishëm", tekniku Bordin tenton vetëm 3 pikët: Të fitojmë për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
"Takimi kundër Tiranës, super i rëndësishëm",
Roberto Bordin, Elbasani

Elbasani luan nesër takimin e Superiores me Tiranën. Takimi starton në orën 17:00 dhe për këtë sfidë ka folur 1 ditë ppara, tekniku Bordin.

Trajneri italian i Elbasani shprehet se e di rëndësinë e këtij takimi delikat. Italiani kërkon bashkimin dhe fitoren për tifozët.

“E dimë të gjithë rëndësinë e takimit me Tiranën. Është një sfidë delikate. Duhet të zbresim në fushë me mentalitetin e duhur. Të tregojmë që jemi një grup i bashkuar.

Tifozët duan 3 pikët kundër një ekipi me emër në Shqipëri dhe ndaj duhet të fitojmë për ata.

Në Laç mendoj se meritonim diçka më shumë. Zhvilluam një takim shumë të mirë atje. Gjithsesi tani duhet të jemi më të fortë. Takimi i radhës ka shumë rëndësi, e shkuara duhet harruar. “, u shpreh Roberto Bordin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga