Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Surprizon Gaz Demi me trajnerin e ri, Oltijon Kërnaja zyrtarisht i pari

Shkruar nga NEWSPORT
Surprizon Gaz Demi me trajnerin e ri, Oltijon Kërnaja zyrtarisht i pari
Oltijon Kernaja

Partizani siç duket nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Mladen Milinkovic. Gaz Demi ka vendosur t’i besojë ekipit një trajneri që është mjaft i njohur në Superiore.

Oltijon Kërnaja u përfol fillimisht se do të zëvendësonte përkohësisht Milinkovic, deri në gjetjen e një emri të ri, por gjërat nuk janë kështu. Tashmë mësohet se i ka besuar roli i trajnerit te skuadra e pare dhe do të jetë ai që do të ulet në stolin e “demave” dhe që do t’i drejtojë në Superiore, kështu do të jetë timonieri i parë i kryeqytetasve.

Një lëvizje brenda “familje” kjo e Kërnajës, i cili siç dihet ishte në drejtimin e Partizanit B në Kategorinë e Dytë. Me ekipin e dytë të demave në 2 javët e para kampionat ka arritur të grumbullojë 6 pikë.

37-vjeçari kështu nis një tjetër aventurë të re në karrierën e tij, teksa merr në “dorë” një nga klubet më të mëdha në futbollin shqiptar. Bashkë me emrin dhe “peshën” që mbart fanella, Kërnaja ka marrë mbi supe edhe përgjegjësinë për të nxjerrë skuadrën nga kriza dhe për të rikthyer Partizanin e lavdishëm.

Një përgjegjësi e madhe për ish-timonierin e Kukësit, i cili ka në anën e tij edhe fatin, pasi siç dihet kampionati është në pauzë për shkak të sfidave të Kombëtares. Kjo i jep më shumë kohë 37-vjeçrit të përgatitë ekipin për sfidat e radhës dhe të punojë me lojtarët emocionalisht dhe psikologjikisht për të “kapërcyer” këtë moment negative.

Poll

Lexo gjithashtu