Vllaznia fitoi ditën e sotme 2-1 Klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës. Takimi u zhvillua në “Loro Boriçi” dhe pa shkodranët të dilnin fitimtar falë “heroit” Bekim Balaj. Benet Beci reagoi në lidhje me këtë rezultrat fantastik të klubit shkodran.
Kuqeblutë e nisën keq ndeshjen, por ish-lojtari i Kombëtares realizoi 2 herë në pjesën e dytë për të nisur festën në qytetin verior. Tifozi numër 1 i qytetit, z. Beci në një postim në rrjetet sociale shprehet tepër i kënaqur me suksesin e skaudrës së Thomas Brdaric.
Kryetari i Bashkisë Shkodër thekson se klubi e nisi siç duhet vitin 2025 dhe kjo për meritë të një Super Vllaznie.
Poll