
Skënderbeu sfidon Kukësin sot në orën 15:00 në transfertë për javën e 32-të të Superiores, Korçarët e kanë si trenin e fundit këtë ndeshje pasi fitorja është e vetmja rrugë për të vijuar drejt objektivit Europë.
Një hap fals do të ishte fatale me Tiranën e Dinamon që mund të shkëputen në renditje. Trajneri Gvozndenovic duhet të bëjë pa dy titullarë të rëndësishëm në këtë ndeshje. Kosta Vangjeli dhe Dejvid Janaqi kanë probleme shtëndetësore dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë të gatshëm.
Megjithatë, një rikthim i vjen në ndihmë me Rabiun që shlyen pezullimin pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Tiranën.
Formacioni i mundshëm:
Skënderbeu (4-3-3) – Aliaj; Gerço, Dëumfour, Prençi, Shaqe; Liço, Rabiu, Yuri; Nikaj, Rashica, Lika.
Trajner: Ivan Gvozdenovic