Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“S’jam i kënaqur me lojën”, Oltijon Kërnaja beson ende te Final 4: Ndeshjet e radhës i kemi në Tiranë, mund të ndodhë!

Shkruar nga NEWSPORT
“S’jam i kënaqur me lojën”, Oltijon Kërnaja
Oltijon Kërnaja

Elbasani dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja. 

“Së pari dua të uroj gjithë shqiptarët gëzuar 28-29 Nëntorin. S’jam i kënaqur me lojën. Rezultati i fushës ishte i drejtë, por s’jam i kënaqur sepse duhet të kishim shënuar me rastet tona. Por futbolli i njeh të tri rezultatet. Një rezultat pozitiv e morëm sot. Nga mënyra si bëmë aksionet, topi duhet të kishte përfunduar në rrjetë.

Nuk besoj se po ndodh diçka në sulm. E kishim përgatitur kështu mënyrën e lojës. Kjo mund të vijë edhe nga terreni, sepse vijmë nga një terren i fortë, aty ku stërvitemi. Në momentet e fundit, ishim pak të lodhur. Në disa raste ishim konfuzë. Rasti i Tomës me kokë, Diegos në fund fare, përfundoi 0-0.

Kolën e ndërrova për shkak kartoni, se kishte karton të verdhë. Doja ta ruaja për rast të ndonjë ndërhyrje tjetër. Ndonjë faull tjetër nga Kola mund të ishte karton i kuq, mora masa. Mehmeti kishte probleme në kontraktim, të dyja të detyrueshme pra.

Final 4, ju mjaftojnë barazimet? S’na mjafton vetëm të mos mundemi për Final 4. Por duke mos humbur, bëjmë hapin cilësor për të shkuar te fitorja. Kemi 3 ndeshjet e radhës në Tiranë dhe me 9 pikë mund të kapim Final 4”, tha Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu