Shqipëria dhe Serbia në të njëjtin grup në kualifikueset e Botërorit 2026, po merr vëmendjen e të gjithëve. Gjithashtu për këtë sfidë që pritet të jetë mjaft interesante, ka folur dhe trajneri i Partizanit, serbi Aleksandar Veselinovic.
Ky i fundit është pyetur mbi shortin gjatë konferencës së dhënë për mediat në prag të sfidës Partizani – Elbasani. Megjithatë, përgjigja e teknikut serb ka qenë devijuese, duke mos preferuar që të japë një mendim të tijin.
“Unë jam pjesë e Partizanit dhe jam i fokusuar tëresisht vetem te Partizani. Mendoj që Shqipëria dhe Serbia ka njerëz shumë të zgjuar, që mund të japin edhe përgjigje më të zgjuara se unë. Mendoj që është shumë e zgjuar nga ana ime të flas vetëm për atë që më takon, për ekipin tim. Përsonat që janë kompetentë për shortin ata duhet të flasin”, është shprehur Veselinovic.