
Elbasani është një nga skuadrat që po vuan më shumë mungesat e lojtarëve kryesorë në ekip. I fundit që i është shtuar listës së të munguarve është Bruno Lulaj.
Kapiteni është dëmtuar dhe në sfidën ndaj Teutës nuk do të mund të japë kontributin e tij. 29-vjeçari luajti vetëm pjesën e parë ndaj Skënderbeut, duke u zëvendësuar në pjesën e dytë.
Kjo i shkakton akoma më shumë “dhimbje koke” Ivan Gvozdenovic, pasi përveç Lulajt nuk do të ketë të gatshëm edhe 4 lojtarë të tjerë. Siç dihet për shkak dëmtimesh mungojë Lleshi, Hasani, Ibrahimi dhe Lukili, të cilët ende nuk janë rikuperuar dhe nuk dihet akoma se kur mund të jenë gati për trajnerin serb.
Kujtojmë se sfida me Teutën do të luhet në “Niko Dovana”. Përballje që do të startojë në orën 16:30 dhe që është e vlefshme për javën e 29-të të Superiores.