Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sherri: Propozimi për Kupë, dasma për titull/ Fernando: Ia premtuam Dwamenas. E ardhmja? Po shijoj momentin

Shkruar nga NEWSPORT
Sherri: Propozimi për Kupë, dasma për titull/ Fernando: Ia
Alen Sherri dhe Fernando

Alen Sherri dhe Fernando folën pas fitimit të titullit kampion me Egnatian duke mposhtur Partizanin në finalen e madhe. Portieri nuk i kurseu batutat e dasmës, të cilën e premtoi pas fitores së Kupës, aty ku bëri edhe propozimin për partneren e tij.

Nga ana tjetër, mesfushori brazilian është në qendër të vëmendjes pasi trajneri Tetova tha që do të largohet, ndërsa presidenti u shpreh se ka edhe 1 vit kontratë. Vetë Fernando iu shmang kësaj pyetjeje duke preferuar të shijojë momentin.

Sherri: Propozim në Kupë, dasëm për titull? Fola me të fejuarën, e premtova dasmën dhe do ta bëjmë së shpejti.

Nuk e kisha menduar kaq mirë sezonin. Çdo gjë është perfekt. Falenderoj Zotin për të gjitha të mriat që më ka falur. Pata një moment që vetëm Zoti më shpëtoi.

Fernando: Dua të shijoj momentin, nuk e di më pas. Nesër është ditë e re dhe të shohim. Jam i emocionuar për Duamenan që nuk është me ne, kjo ditë është për të. Që nga momenti që ai iku, çdo gjë do bëhej për të. Ky ishte premtimi ynë.

Me ekipin për Europë? Dua vetëm të shijoj momentin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga