
Lojtari i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Teutës është zgjedhur Nasr Saleh. Ky i fundit shënoi golin e vetëm të durrsakëve, por fatkeqësisht nuk ia doli që t’i siguronte pikë ekipit të tij.
Egjiptiani fitoi kështu edhe trofeun “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli pas kësaj përballjeje. Nasr shprehet mjaft i mërzitur për humbjen dhe thekson se supergoli i shënuar nga ai nuk vlen, pasi ekipi nuk arriti të merrte pikë.
"Goli dhe humbja? Shënova një gol të bukur, por më vjen keq që skuadra nuk mori pikë. Kështu ky supergol nuk vlen asgjë.
Nuk di çfarë të them se çfarë nuk shkoi. Por di të them që skuadra duhet të jetë më e gjetë në lojë për të arritur të përballojë kundërshtarët.
Ju mungon fati apo nuk prodhon skuadra? Nuk e di çfarë të them me çfarë mund të më ndihmojë ekipin. Unë di të them se skuadra më ndihmon shumë bashkë me trajnerin.
Raporti i minutave dhe golat e shënuar? Unë bëj maksimumin në lojë, por ndonjëherë unë spostohem edhe në krah edhe kjo ndikon", përfundoi lojtari i durrsakëve.