Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përballje pretendentësh në Rrogozhinë, Partizani kërkon “ringjalljen” në shtëpi (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Përballje pretendentësh në Rrogozhinë, Partizani kërkon
Superiore

Superiorja ditën e sotme do të luajë 2 ndeshjet e fundit të javës së 10-të të kampionatit. Duele këto që do të luhen paralelisht në orën 16:00.

E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Rrogozhinë. Në “Egnatia Arena” do të përplasin “brirët” Egnatia dhe Vllaznia. Një duel pretendentësh, që premton të jetë mjaft i luftuar dhe emocionues, mes ekipeve që synojnë kreun e klasifikimit.

Ndërkohë në “Arenën e Demave” do të përballen Vora dhe Partizani. Skuadra kryeqytetase do të synojë “ringjalljen” në shtëpi dhe 3 pikët bëhen më shumë se kurrë “jetike” për ecurinë e tyre në kampionat, ndërkohë ekipi i Arian Bellait gjithashtu synon të bëjë “autokritikën” ndaj të kuqve.

Përballje pretendentësh në Rrogozhinë, Partizani kërkon
 

 

Poll

Lexo gjithashtu