Vora dhe Tirana kanë barazuar ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të "Abissnet Superiore". Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur edhe "Lojtari i Ndeshjes", autori i golit për bardheblutë, Basilio Ndong.
“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, e komplikuar. Kemi bërë gjatë ndeshjesh shumë gjëra që kemi bërë në stërvitje. Por në fund siç e dimë, ndeshja mbaroi në barazim dhe ne s’jemi të lumtur me këtë gjë, ne donim fitoren.
Unë mendoj se lojtarët janë të ndryshëm nga 2025. Çdo person është një botë tjetër. Në këto momente unë mendoj se ne po bëjmë një futboll shumë të mirë. Po mundohemi që të ndihmojmë klubin dhe të ndihmojmë veten tonë.
Ndong, lojtar që ndihmon më shumë sulmin? Janë situata të ndeshjesh, por pozicioni im është një mbrojtës i majtë. Ka edhe momente në ndeshje që unë dal sipër dhe ndihmoj ekipin, por jam mbrotjës i majtë. Kryesorja është që të mendoj për pozicionin tim, pra mbrojtës, më pas sipër të shoh ç’mund të ndihmoj.
Shpresoj që ndeshjet në vijim të luajmë më lart dhe të ndihmojmë ekipin. Trofeu i dytë për mua? Në fund të fundit ky trofe është për të gjithë ekipin, jo vetëm për mua. Unë falënderoj ekipin pasi më kanë ndihmuar dhe do të vazhdojmë të punojmë në çdo lloji aspekti”, tha Ndong.
