Lojtari i sfidës Elbasani- Dinamo, Bejvi Bregu u shpreh mjaft i lumtur për dygolëshin. Mesfushori me tipare sulmuese pranoi se këtë formë synojnë ta vazhdojnë edhe në ndeshjet e ardhshme.
“Nuk është puna te hapja e rrugës. Edhe profesori e di që jam shumë i mirë në fushën e lojës. Ndoshta në ndeshjet e kaluara kemi tentuar për të bërë këtë lojë, por nuk ka pasur rezultat. U lidhëm shumë mirë në të gjitha repartet. Me këtë performancë shpresojmë që ta kemi ecurinë më të mire” përfundoi Bregu.
Poll