
Laçi – Tirana është sfida e parë e ditës së sotme që do të luhet në Superiore në kuadër të javës së 9-të të kampionatit. Takim që do të startojë në orën 13:30.
Të dyja ekipet do të zbresin në fushë vetëm për fitoren, pasi 3 pikët janë e vetmja zgjidhje për t’iu larguar zonës së poshtme të klasifikimit. Mes mungesave të shumta Gugash Magani ka vendosur për titullarët.
Ndërkohë te kurbinasit ka rikthime dhe gjithashtu mungesa të rëndësishme. Francesco Moriero ka shuar çdo dilemë dhe ka vendosur për 11-shen e tij.
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Dajsinani, Lleshi, Prodani, Kristian, Mjaki, Papa, Opeh, Manellari, Kordeiro, Kofi, Bullari. Trajner: Françesko Moriero
TIRANA: Selmani, Përgjoni, Dembele, Kola, Haxhiu, Ismajli, Jaku, Soler, Prengaj, Ndreca, Abah. Trajner: Gugash Magani