Realf Zhivanaj
Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Realf Zhivanaj.
“Një rezultat zhgënjyes, jemi shumë të mërzitur. Kemi pasur Skukën të dëmtuar, Preka, Doumbia, Martinez. Gjithashtu edhe humbja e derbit ndikoi te psikologjia e lojtarëve, largimi i trajnerit, të gjitha bashkë.
Ne ishim brenda objektivave, por kur shkoi 2-0 nuk kishim çfarë të bënim, ishim “all-in”. Egnatia u tregua superiore përballë nesh, i uroj për fitoren”, tha Zhivanaj.
Poll
