
FOTOMONTAZH/ Tirana, Pogradeci, Superiore
Pogradeci dhe Tirana do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen “play-out” të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 18:00.
Një duel tepër delikat, teksa pogradecarët janë gati për të bërë surprizën. Newsport ka mësuar se presidenti i klubit të Pogradecit, Armand Lilo ka vendosur SUPEPREMION prej 100 mijë eurosh në rast se të tijët do ia dalin që të mposhtin Tiranën dhe më pas të ngjiten në Superiore.
Pritet të shihet se sa do t’i motivojë kjo shumë marramendëse lojtarët e Pogradecit. Kujtojmë se për të arritur deri në këtë fazë, “liqenorët” kaluan Burrelin dhe Besën e Kavajës.
Poll