Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presin Tiranën në Shkodër, Vllaznia me mungesa në Klasiken e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Presin Tiranën në Shkodër, Vllaznia me mungesa në Klasiken e
Vllaznia

Vllaznia do ta nisë vitin 2025 në shtëpi, teksa ditën e premte do të duelojë me Tiranën në “Loro Boriçi”. Një duel shumë i rëndësishëm që do të zhvillohet në “Loro Boriçi’ dhe që do të startojë në orën 17:00.

Shkodranët prej ditësh stërviten për Klasiken e Shqipërisë, me Thomas Brdaric që ka nisur të ndërtojë planin “anti-Tirana”. Për timonierin kuqeblu nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ndaj një prej rivalëve historik të tyre do të kenë mungesa të rëndësishme.

Kështu Kristi Qarri nuk ka mundur dot të rikuperohet në kohë dhe ndaj kryeqytetasve do të jetë mungesa e madh. Titullarë në vend të Qarrit ashtu si ndaj Partizanit do të jetë Aron Jukaj. Ndërkohë lajm i mirë është se të gjithë lojtarët e tjerë që në fund të 2024 kishin probleme kanë marrë ngarkesën e duhur dhe do të jenë të gatshëm për sfidën e radhës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga