Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prej 2 muajsh “agjërim”, Vllaznia e varuar nga Bekim Balaj

Shkruar nga NEWSPORT
Prej 2 muajsh “agjërim”, Vllaznia e varuar nga Bekim Balaj
Bekim Balaj

Bekim Balaj është një nga futbollistët më të mirë që luan në Superiore. Sulmuesi shkodran është një lider te Vllaznia, ku mban shiritin e kapitenit, duke udhëhequr kuqeblutë në këtë sezon.

Por duket se ekipi që drejtohet nga Thomas Brdaric duket i varuar prej Balajt. Kjo pasi ky i fundit prej 2 muajsh nuk po arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Saktësisht goli i fundit i shënuar është më 31 janar të këtij viti, ndërsa mungon prej disa sfidash.

Mjafton të shikojmë rezultatet e shkodranëve në javët e fundit, ku dukshëm nuk kanë vazhdimësinë në kampionat, duke humbur paksa terren nga vendi i parë.

Por pavarësisht kësaj 34-vjeçari vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve të kampionatit, Shkodrani udhëheq me 14 gola, teksa pas tij vijnë Itodo Mandela i Dinamos dhe Regi Lushkja i Egnatias me nga 12 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga