Teuta ka triumfuar përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i Vorës, Arjan Bellai.
“Janë gjëra që i shohim ndryshe, ju i shihni në televizor. Bravo çunave për çfarë dhanë në fushë. Ia arritëm qëllimit... se tani vaftisin faull, përshembull nga Arjan, Jani, nga një gol i pastër e quajnë faull. Është turp dhe gjynah për këta çuna që futen duke qarë dhe duke i rënë dhomave të zhveshjes sepse po u hahet haku. Dua të përgëzoj Kombëtaren, pasi ajo është reklamë, bravo Federatës.
U detyruam që të ktheheshim të mbronim dhe të luanim me kundërsulme. Por nuk funksionuan krahët. Duhet të ishim më të vëmendshëm. Por ky është futbolli. Arritëm të barazonim, unë e quaj gol dhe jo faull. Ne trajnerët mendojmë ndryshe dhe veprojmë po ndryshe. Donim që të ndërronim pak, duke futur Ruzgis. Ai e ndihmoi ekipin.
Kur ka top të kthyer, humbet rreshtimi. Prandaj erdhi edhe goli. Ka edhe ekipe me futbollistë të gjatë dhe janë të mirë lart. Nganjëherë të vendosin në vështirësi kështu. Vetëm episodin e golit kam, asnjë tjetër ankesë. Ne nuk duam të hubasim ndeshje, e fillojmë për të marrë 1 pikë ose 3 një duel. S’ka mbaruar gjithçka me këtë humbje”, tha Bellai.
