Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

PLAS te Elbasani, drejtuesit me “dorë të hekurt” ndaj titullarit të skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
PLAS te Elbasani, drejtuesit me “dorë të hekurt” ndaj
Elbasani

Elbasani nuk po kalon një moment të mirë në këtë sezon në Superiore. Si për të shtuar akomë më shumë “hallet” ka menduar Ardit Hila.

Ky i fundit sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se është pezulluar pa fat nga ana e klubit verdheblu. Kjo pasi lojtari raportohet se ka shkelur rregulloren. Këtu nuk bëhet fjalë për sjelljen e tij në fushën e blertë apo brenda skuadrës, por jashtë saj.

Ende nuk dihet saktësisht se për çfarë shkelje bëhet fjalë, ndërsa është pezulluar pa afat dhe kjo ishte arsyeja që mungoi në protokollin e sfidës ndaj Vllaznisë në Shkodër, ku Elbasani u mposht 2-1. Me shumë gjasa futbollisti nuk do të jetë pjesë e skuadrës as për duelet me Partizanin dhe Skëndërbeun që do të luhen në këtë muaj, teksa me interes pritet të mësohet se çfarë do të ndodhë mes palëve në merkaton e janarit.

Kujtojmë se Hila është një lojtar kryesor te Elbasani, ku ka luajtur në 12 ndeshje në këtë sezon, madje ka shënuar edhe 2 gola për verdheblutë. Mesfushori është pjesë e skuadrës që prej janarit të vitit të kaluar, kur iu bashkua verdhebluve që në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga