Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Pësuam një gol të evitueshëm”, Ilir Daja: Besoj se do t’i kalojmë këto momente

Shkruar nga NEWSPORT
“Pësuam një gol të evitueshëm”, Ilir Daja: Besoj
Ilir Daja

Dinamo dhe Skënderbeu u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në prononcim për mediat.

“Besoj se do t’i kalojmë këto momente, ashtu si ekipet e tjera. Ajo që na shqetëson janë mungesat në boshtin e ekipit, por do të shohim përpara dhe do t’i japim mundësi edhe djemve të rinj kur të vijë momenti. Besoj që Jonuzi do kohën e tij, është i vetmi afrim në merkaton e janarit.

Është një lojtar që ka goxha eksperiencë dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar. Maliqi ka dy ditë që ka dalë në stërvitje për shkak të një viroze që kaloi. Rufati që është një mbrojtjës, duke parë pjesën e dytë nuk ishte shumë e nevojshme për t’u mbrojtur.

Ajo që bëmë gabim, ishte spostimi i Gudiabit drejt gjysmëhapësirave.  Besoj që në pjesën e parë hymë me një ritëm të ulët, ndërsa në të dytën me ritmin që duhej. Morëm një gol që ishte krejt i evitueshëm. Skënderbeu ka meritat e veta sepse bëri një pjesë të parë të mirë, ne u shfaqëm pak më mirë në të dytën sesa në të parën”, tha Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga