Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Katër ekipe e para po ia lën fitoren vendeve të fundit në Superiore”, gazetari Artan Hoxha jep deklartën e FORTË: Kanë hapur portën

Shkruar nga NEWSPORT
“Katër ekipe e para po ia lën fitoren vendeve të fundit
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ndërsa dha deklaratë të fortë për ekipet e Superiores dhe zhvillimet e fundit në elitën e futbollit shqiptar. Hoxha nuk ngurroi të deklaronte se skuadra e vendeve të para në Superiore po ia lën fitoren atyre në pozitat e fundit të renditjes:

“Të katërta ekipet e vendeve të fundit, kanë minimalisht 9 pikë në 5 javët e fundit. Ndërkohë, skuadrat e kreut janë duke humbur. Kjo është një gjë e paralajmëruar që nuk ndodhi nga hiçi.

Ishte e paralajmëruar. Kësaj radhe, ndryshe nga herët e tjera, duke ia lënë ndeshjet 4 ekipeve të para, e kanë bërë të pavlerë fitoren e vendeve të fundit. Skuadrat kryesuese po i lënë të gjitha ndeshjet, kësisojë nuk ka vlerë fitorja.

Kot që fiton Flamurtari, kot që fiton Tirana, sepse po fiton edhe Bylis e Vora. Vetëm kur ekipet e vendeve të fundit do ndeshen me njëra-tjetrën do ndahet kjo punë. Duke hapur portën ekipet e para, nuk kanë vlerë fitoren për fundin e tabelës”.    

Poll

Lexo gjithashtu