Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pesë titullarë pa kontratë, Tirana me "sy e veshë" nga drejtuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Pesë titullarë pa kontratë, Tirana me "sy e veshë"
Florjan Përgjoni gjatë një ndeshje me Tiranën

E ndërsa situata s'është aspak pozitive në aspektin e rezultateve, te Tirana duhet të mendojnë për të siguruar shërbimet e pesë titullarëve edhe për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin, Gentian Selmanin, Leo Kozin, Gledi Micin dhe Rimal Haxhiun.

Kapiteni i bardhebluve me gjasë do të rinovojë, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete. Ndërkaq edhe dy "gardianët" Selmani dhe Kozi janë në listën e dëshirave teksa stafi teknik ka dhënë "Ok" për t'i pasur në ekip. Sakaq Rimal Haxhiu është një tjetër shtyllë në fazën difensvie dhe gjasat që edhe edicionin e ri, ai të jetë pjesë e bardheblu.

Mirëpo deri në ditën e firmave ka ende kohë dhe drejtuesve të klubit u duhet të bindin të gjithë futbollistët për të qenë pjesë e ekipit më të titulluar në Shqipëri. Kujtojmë që aktualisht Tirana ndodhet në vendin e tetë të Superiores me 30 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga