
Padiskutim që Dinamo – Egnatia merr vëmendjen e tifozëve ditën e sotme. Një duel direkt mes dy ekipeve për kreun e klasifikimit, teksa vetëm 1 pikë i ndan në renditje.
Të gjithë në orën 16:30 do të jenë sy e veshë nga “Elbasan Arena”, duel mjaft i rëndësishëm që vë përballë ekipet pretendente për titullin kampiona. Kjo sfidë është vlerësuar edhe nga FHSF-ja, teksa janë caktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi.
Kështu kryesorë dot ë jetë Erjon Bylykbashi, teksa ndihmës të tij janë Migers Ganxhi dhe Devis Korreshi. Arbitër i 4-të do të jetë Andi Koçi, ndërsa VAR-i i ëhstë besuar Enea Jorgjit dhe në AVAR do të pozicionohet Erjon Bastari.
EMRAT:
Arbitër kryesor: Erjon Bylykbashi
Asistent 1: Emigers Ganxhi
Asistent 2: Devis Korreshi
Arbitër i 4: Andi Koçi
Var: Enea Jorgji
Avar: Erjon Bastari