
Regi Lushkja & Albano Aleksi
Egnatia do të jetë e vetmja nga ekipet shqiptare që do të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League. Skuadra kampione e Superiores po vijon të bëjë një përgatitje intensive në prag të hedhjes së shortit ku do të mësojë kundërshtarin.
Në prag të nisjes së rrugëtimit europian, Albano Aleksi po vijon të stërvitet dhe po përgatitet për sfidat e radhës. Këtë gjë, mesfushori i Egnatias e ka treguar edhe në rrjetet e tij sociale.
“Puno shumë dhe suksesi do të vijë!”, shkruan Albano Aleksi, ku shihet duke u stërvitur, krah tij është edhe Regi Lushkja i fotografuar. Pak kohë më parë, mesfushori rinovoi dhe kontratën me rrogozhinasit deri në vitin 2028.
View this post on Instagram
Poll