Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përballje “titanësh” në “Loro Boriçi”, njihuni me STATISTIKAT e superduelit Vllaznia – Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Përballje “titanësh” në “Loro
Vllaznia - Egnatia

Superiorja do të rikthehet në fushë javën tjetër, ku do të nisë edhe faza e 3-të e kampionatit. Duele interesante dhe shumë të luftuara janë në program, ku padiskutim Vllaznia – Egnatia është supersfida e javës së 19-të.

Takim ky që do të luhet në “Loro Boriçi” më 14 janar, në orën 17:00. Ekipet siç dihet prej javësh kanë nisur përgatitjet për këtë përballje, e cila merr “skenën” në Superiore.

Një duel mes ekipeve që synojnë titullin dhe për këtë trofe do të luftojnë deri në fund. Edhe statistikat e dueleve direkte mes tyre tregojnë se do të jetë spektakël. Në 10 ndeshjet e fundit mes tyre, Vllaznia ka arritur të fitojë 4 herë, ndërsa Egnatia ia ka dalë të sigurojë 3 pikët 2 herë, ndërsa në 4 raste të tjera gjithçka është mbyllur në barazim.

Ndërkohë sa i takon sezonit aktual, rrogozhinasit kryesojnë me 37 pikë pas 18 javësh dhe mbajnë vendin e parë, ndërsa shkodranët ndjekin me 7 pikë më pak dhe aktualisht ndodhen në vendin e 4-të në klasifikim.

Poll

Lexo gjithashtu