Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Penalltia kundër Partizanit, Xhixho, Starova, Aga dhe Pregja njëzëri: Nuk ishte 11-metërsh

Shkruar nga NEWSPORT
Penalltia kundër Partizanit, Xhixho, Starova, Aga dhe Pregja
Momenti i penalltisë

Derbi Tirana – Partizani (0-0) ka prodhuar polemika të shumta pikërisht prej golit të anuluar në favor të bardhebluve, por edhe prej penalltisë së dhënë në dëm të të kuqve. Pas disa javëve u rikthye emisioni “Skaner” i drejtuar nga Gerti Çarçani, ku kishte në fokus derbin e kryeqytetit.

Përveç golit të anuluar, moviola u bë edhe për 11-metërshin e dhënë në favor të Tiranës. Të ftuar në panel ishin Pano Xhixho, Sulejman Starova, Orges Shehi, Ylli Aga dhe Bujar Pregja. Të pestë dhanë verdiktin e tyre, ndërsa mendimin ndryshe e kishte vetëm Shehi i cili e vlerësoi prekjen me dorë të Bytyçit si penallti.

VERDIKTET E PANELISTËVE:

Pano Xhixho: Për mua nuk është penallti, dora në pozicion natyral.

Sulejman Starova: Nuk është penallti.

Orges Shehi: Penallti!

Ylli Aga: Unë shoh futboll anglez dhe këto raste nuk vlerësohen fare për t’u ndalur. Nuk është penallti, por goli i anuluar për offside nuk ishte pozicion jashtë loje.

Bujar Pregja: Nuk mendoj se është penallti. Qëllimi i mbrojtësit nuk është aspak për të prekur topin me dorë dhe dora është në pozicion natyral. Nuk rrit as vëllimin e trupit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga