Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani "mbret" i ndeshjeve në shtëpi, "Demat" dinë të fitojnë në "Arenën" e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani "mbret" i ndeshjeve në shtëpi, "Demat"
 

Partizani ia doli që të kapte një nga objektivat, që ishte vendi i parë apo i dytë dhe tashmë do të presë shortin e Final 4, për të njohur gjysmëfinalistin e parë.

Një sezon me luhatje për “Demat”, por që e mbyllën sezonin me 63 pikë në vendin e dytë, po aq sa Egnatia kryesuese. Partizani është treguar një ekip solid, kjo edhe pse në përbërje ka lojtarë cilësorë.

Por një nga pikat më të forta për të kuqtë në këtë sezon, janë ndeshjet në shtëpi.

Në 18 sfida të luajtura në “Arenën e Demave”, të besuarit e Orges Shehit kanë grumbulluar 36 pikë. Pra, kanë fituar 10 ndeshje, kanë barazuar 6 dhe kanë humbur vetëm 2.

Nëse tabela e renditjes do të llogaritej vetëm për ndeshjet në shtëpi, Partizani do të merrte vendin e parë me 36 pikë, plus 4 nga Vllaznia që do të ishte ndjekësi më i afërt.

Pra, “Arena e Demave” ka qenë një fortesë për Partizanin, të cilët i ndihmoi për të kapur Final 4 dhe për të shpresuar ende te titulli kampion, që do të ishte i 2-ti radhazi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga