Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia e Egnatia “hapin” krahun, Elbasani kryeson i vetëm! Festojnë edhe Flamurtari, Partizani dhe Dinamo (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia e Egnatia “hapin” krahun, Elbasani kryeson i vetëm!
Superiore

Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Duele këto ku janë marrë rezultatet të rëndësishme dhe mjaft surprizuese nga disa ekipe.

Në fund të kësaj jave festojnë Elbasani, Partizani, Dinamo dhe Flamurtari. Verdheblutë “festojnë” pasi përpos barazimit me Teutën sërish janë në krye. Duke përfituar nga ndalesa e Vllaznisë dhe Egnatias, ekipi i Ivan Gvozdenovic kryeson i vetëm me 1 pikë më shumë se shkodranët dhe rrogozhinasit.

Vllaznia u ndal në barazim nga Vora dhe kuqeblutë kanë 25 pikë, ndërsa Egnatia u mposht nga Flamurtari dhe kmapionët në fuqi kanë po aq pikë sa shkodranët. Dinamo pas kësaj jave ngjitet në “Final – Four”. “Blutë” fituan 6-2 ndaj Tiranës dhe shkojnë tashmë në kuotën e 23 pikëve.

Pas tyre renditet Teuta me 22 pikë, Partizani pas fitores me Bylisin shkon në kuotën e 17 pikëve. Vora nga ana tjetër mbetet në vendin e 7-të me 16 pikë. Fitorja ndaj Egnatias bën që Flamurtari të shkojë në kuotën e 13 pikëve, teksa po kaq pikë ka edhe Bylisi i vendit të 9-të dhe në fund mbyll klasifikimin Tirana me vetëm 7 pikë pas 14 javësh.

Vllaznia e Egnatia “hapin” krahun, Elbasani kryeson i vetëm!
 

 

Poll

Lexo gjithashtu