Nedim Bajrami
Nedim Bajrami është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Rangers, barazoi në transfertë përballë Dundee. Sfida e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit skocez, Premiership, përfundoi 2-2.
Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e barazimit për të tijët, në limite. Bajrami gjeti rrugën e rrjetës nga penalltia në minutën e 97-të, duke i dhënë 1 pikë të vlefshme të tijëve.
Me kalimin e kohës, duket se trajneri po e pëlqen më shumë tetovarin. Edhe sot, Bajrami e nisi takimin titullar, duke luajtur deri në fund.
Goli i Nedim Bajramit
Poll
