Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Plas” te Tirana para derbit me Partizanin, Ardian Nuhiu pezullon 5 futbollistë

Shkruar nga NEWSPORT
“Plas” te Tirana para derbit me Partizanin, Ardian Nuhiu pezullon 5
Tirana

Tirana nuk po kalon aspak një moment të mirë në këtë sezon në Superiore. Bardheblutë pas 14 javësh rrezikojnë seriozisht mbijetesën, ndërsa ndodhen në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 7 pikë.

Por situata duket shumë e rënduar te kryeqytetasit. Nga shtypi i shkruar bëhet me dije se Ardian Nuhiu është “treguar” me “dorë të hekurt” ndaj disa prej futbollistëve të skuadrës. Timonieri i Tiranës ka pezulluar 5 futbollistë.

Aldi Gjumsi, Hajrulla Tola, Zaedi shto këtu edhe Tsone Patsatsias janë të pezulluar nga trajneri. Së fundmi është pezulluar edhe portieri, Leon Kozi. Bëhet me dije se gardiani i portës ka shkaktuar një incident gjatë një seance stërvitore, gjë e cila ng Nuhiu është konsideruar e papranueshme, duke vendosur edhe pezullimin e tij.

Një situatë aspak e mirë për Tiranën vetëm 2 ditë para derbit me Partizanin. Duel ky që do të luhet në “Air Albania” ditën e dielë, ora 18:00 dhe është i vlefshëm për javën e 15-të të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu