Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani i “shkatërruar” në derbi? Oltijon Kërnaja dhe 5 futbollistë vënë në “pikëpyetje” duelin me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i “shkatërruar” në derbi? Oltijon Kërnaja
Oltijon Kernaja gjate nje seance stervitore me skuadren

Partizani do të përballet me Bylisin ditën e nesërme në kuadër të javës së 14-të të kampionatit. Takim që do të zhvillohet në “Arenën e Demave” në orën 16:30. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të kuqtë, të cilët do të kërkojnë fitoren, por jo vetëm kaq.

Pasi ndaj ballshiotëve janë disa futbollistë dhe trajneri Oltijon Kërnaja që rrezikojnë të humbasin derbin me Tiranën, duel që do të luhet ditën e dielë në “Air Albania”,m ora 18:00. Kjo pasi nëse ndëshkohen me karton të vërte në duelin me Bylisin, automatikisht humbasin mundësinë për të qenë prezent në derbi.

Padiksutim që diçka e tillë bën me “dhimbje koke” stafin e “Demave”, pasi Altin Bytyçi, Redon Ismaili, Vusal Isgandarli, Doumbia dhe Besar Gudjufi së bashku me Kërnajën janë të rrezikuar. Të gjithë kanë nga 3 kartonë të vërdhe dhe ndëshkimi sërish ndaj ditën e nesërme do të ishte fatat për kryeqytetasit, të cilët do të detyroheshin të shkonin në derbi përballë Tiranën të “shkatërruar” nga mungesat.

Poll

Lexo gjithashtu