Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani, gëzimi i fundit! Vora drejt Ballshit me synime të qarta

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani, gëzimi i fundit! Vora drejt Ballshit me synime të qarta
Vora

Vora dhe Bylis do të përballen këtë të diel në kuadër të javës së 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça”, do të nisë në orën 15:00.

Një duel që pritet të jetë mjaft i “zjarrë” për vetë faktin që dy ekipet po luajnë momentalisht për të njëjtin objektiv, mbijetesën. Tek vorakët është më e vështirë, pasi nuk njohin fitore prej 7 ndeshjesh në kampionat.

E fundit ishte përballë Partizanit në “Arenën e Demave”, me shifrat 0-1. Ndërkohë që në Ballsh luhet për t’iu larguar “zonës së ftohtë”, por edhe për fitoren që mund të sjellë kthesën.  

Poll

Lexo gjithashtu