
Vllaznia - Partizani
Vllaznia dhe Partizani do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 3-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 19:00.
Një duel “kokë më kokë” mes dy pretendentëve për titullin kampion.
Megjithatë në këtë sfidë “të kuqtë” vijnë më të favorizuar. E gjithë kjo për shkak të statistikave që dy skuadrat kanë mes tyre, në ndeshjet e zhvilluara në të shkuarën.
Në 49 sfidat e fundit, Partizani ka fituar 18 prej tyre. Në krahun tjetër, shkodranët kanë triumfuar 13 herë, ndërsa plot 18 ndeshjet e tjera janë mbyllur në baraspeshë.
Poll