Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Opsion i vetëm është fitorja”, Tirona Fanatics para Klasikes: Nesër nuk ka justifikime

Shkruar nga NEWSPORT
“Opsion i vetëm është fitorja”, Tirona Fanatics para
Tirona Fanatics

Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me bardheblutë që janë mposhtur në dy javët e fundit në kampionat. Ditën e nesërme bardheblutë do të presin Vllazninë në “Air Albania”, takim që do të startojë në orën 16:00.

Kryeqytetasit kanë nevojë për mbështetje më shumë se çdo herë tjerë dhe pikërisht e tillë do të jetë. “Tirona Fanatics” do të jenë prezent në “Air Albania”, ndërsa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ata bëjnë thirrje që t ëjenë sa më të shumtë. Ndër të tjera theksojnë se vetëm fitorja nesër iu bën punë, ndërsa nuk ka justifikime për mungesat e tifozëve.

“Neser ne oren 16:00 luajme te rradhes kunder vllaznis ne "Air Albania"

Opsioni i vetem eshte fitorja!

Justifikime per mungesa nuk ka!

Jemi 2 jave nga fundi e mbeshtetja/reagimet per gjendjen e ekipit do te zhvillohen nga shkallet e stadiumit!

Te gjithe aty...

Vetem per emrin e modh te Tirones!

Neser...”, thuhet në postimin e tifogrupit të Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tirona Fanatics (@tironafanaticsofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga