Oltijon Kërnaja
Partizani do të përballet këtë të premte me Elbasanin, në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 18:00.
Ndërkohë që sot, “Demat” i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve. Ndërkohë Partizani njofton edhe një herë që do të ketë dy rikthime në fushë, të mbrojtësit David Atanaskoski dhe sulmuesit Diego Contreras.
Të dy lojtarët ishin të skualifikuar për shkak kartonësh. Ndërsa nesër do të jenë në dispozicion të ekipit, duke gëzuar edhe trajnerin e “kuq”, Oltijon Kërnajën.
Poll
