
Një revolucion i madh pritet të ndodhë te Tirana gjatë merkatos së verës. Bardheblutë do të luftojnë në 6 ndeshjet e mbetura për të mbijetuar në Superiore, teksa aktualisht ndodhen në zonë e “Play-Out” me 1 pikë më shumë se Skënderbeu dhe Teuta që ndajnë vendet e fundit.
Largime të shumta pritet të ketë në fund të këtij sezoni dhe tashmë drejtuesit kryeqytetas duket se kanë bërë gati 2 të parët që do të paraprijnë listën. Abel Abah dhe Admir Bajrovic do të jenë të parët që do të ndajnë rrugët me bardheblutë.
Të dy kanë ardhur në merkaton e verës dhe deri më tani nuk kanë mundur të bëjnë asgjë dhe duke mos bindur kështu drejtuesit në këtë sezon. Abah ka luajtur në 20 ndeshje, në total 987 minuta dhe ka dhuruar 3 asiste.
Ndërkohë Bajrovic ka mundur të luajë në 17 ndeshje në kampionat . Ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar edhe 1 asist. Tashmë për të dy klubi ka nisur edhe bisedimet për të shkëputur marrëveshjen mes tyre me bashkëpunim.