Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një takim që vlen mbijetesën, Fanatiksat nuk lënë në baltë ekipin në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
Një takim që vlen mbijetesën, Fanatiksat nuk lënë
Tirona Fanatics

Tirana luan këtë javë një ndeshje jetike ndoshta për fatet e saj në Superiore. Bardheblutë udhëtojnë drejt Ballshit me synim 3 pikët për t’u rimëkëmbur.

Skuadra e Bylisit ndodhet në një formë të mirë. Për të mbështetur sa më shumë skuadrën në këto momente të vështira, grupimi ultras ka bërë thirrje se do të jetë prezent në Mallakastër.

Sado që rezultatet nuk janë ato që i kanë hije Tiranës, ultrasit asnjëherë nuk e mendojnë të braktisin ekipin. Për t’i dhënë kurajo, Tirona Fanatics do të udhëtojnë për në “Adush Muça” me nisje në orën 13:30.

Ekipi i Nevil Dedes tregoi ndaj Dinamos se kundër klubeve të kryeqyteit nuk trembet aspak. Transferta ndaj të kuqve nuk parashikohet aspak e mirë për Tiranën që ende nuk e ka rimarrë veten që nga largimi i Maganit.

Si për Bylisin, si për “djemtë” e Shkëmbit kjo ndeshje vlen në njëfarë mënyre mbijetesën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga