Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një brazilian si “makth” për Kukësin, Edlir Tetova ka “asin” në finalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Një brazilian si “makth” për Kukësin, Edlir Tetova ka
Egnatia

Kukësi dhe Egnatia luajnë nesër në orën 19:00 finalen e Kupës së Shqipërisë. Gjithçka do të vendoset te stadiumi “Air Albania”.

Edlir Tetova ka një “as” të gatshëm për këtë ndeshje. Bëhet fjalë për Fernando Medeiros.

Mesfushori brazilian i ka shënuar plot 4 herë Kukësit në përballjet mes dy ekipeve. Asnjë prej lojtarëve të tjerë nuk ia ka dalë të regjistrojë këtë statistikë.

Kështu djemve të Bledar Devollit iu lind detyra të ndalojnë lojtarin kyç të Egnatias. Kujtojmë se mungesë e rëndësishme për rrogozhinasit është Albano Aleksi, që në gjysmëfinalen e Kupës kundër Vllaznisë u ndëshkua me karton të kuq.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga